Formacionet zyrtare: Manchester United – Basaksehir

Manchester United dhe Basaksehir i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e tyre të dytë në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i ka takuar skuadrës turke që fitoi 2-1, derisa sonte Djajtë e Kuq do të kërkojnë fitore nga ora 21:00 në Old Trafford.

Për këtë përballje, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Phil Jones, Jesse Ligard dhe Luke Shaw, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Basaksehir nuk mund të llogarisë në dy lojtarët si Caicara dhe Crivelli, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Cavani, Martial, Rashford, Fred, Fernandes, Telles, Wan-Bissaka, Van de Beek.

Formacioni startues i Basaksehir: Mert Gunok, Rafael, Epureanu, Visca, Ozcan, Chadli, Khaveci, Demba Ba, Turuç, Skrtel, Bolingoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here