Paolo Maldini ka piketuar një super futbollist për të ardhmen e mbrojtjes së Milanit.
Siç raporton Calciomercato.com, Milan do të tentojë transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar të Arsenalit, Folarin Balogun.
19-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë në fund të sezonit dhe Maldini do të tentojë transferimin e tij me parametra zero.
Balogun është pjesë e Arsenal U23 dhe këtë sezon ka shënuar katër gola në Premier League 2.