Arsenal është duke monitoruar anësorin e skuadrës së Valencias, Yunus Musah, raporton kështu 90min.
Everton, Leeds United dhe Wolves janë gjithashtu në ndjekje të 17 vjeçarit, kontrata aktuale e të cilit mbaron në vitin 2022.
Arsenal ka dërguar vazhdimisht agjentë për ta vëzhguar Musah mirëpo vet futbollisti nuk e ka për ngut të largohet nga Valencia në këtë periudhë të karrierës së tij.