Bombë: Milan transferon yllin e Arsenalit për 50 milionë euro

Nicolas Pepe drejt transferimit në Serie A.

Arsenali është i gatshëm ta shesë Nicolas Pepen, pasiqë ivoriani nuk ka arritur të ambientohet në Emirates. Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët po e konsiderojnë transferimin e Pepes, pasiqë Castillejo do të largohet dhe nga shitja e tij do të gjenerojnë 15 milionë euro.

Përveç kësaj Gazidis ka marrëdhënie të mira me Arsenalin dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.

Milan synon ta huazojë Pepen me obligim blerjeje për 50-60 milionë euro, ofertë të cilën Arsenali është i gatshëm ta pranojë edhe pse Topçinjtë kanë paguar 80 milionë euro për transferimin e tij.

Pepe gjithashtu është i hapur për një transferim në San Siro, pasiqë aty do të luaj sëbashku me ish shokun e skuadrës Leao.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here