Milan ka nevojë për sulmues, ja emrat!

Milan gjatë muajit janar ka si objektiv transferimin e një sulmuesi të ri pasi vetëm prezenca e Zlatan Ibrahimovic nuk premton shumë duke marrë parasysh tashmë që suedezi është dëmtuar dhe do të mungojë disa javë.

Siç raporton e përditshmja Tuttosport, në listën e skuadrës kuqezi ka emra të tillë si Mario Mandzukic i cili aktualisht është pa skuadër, pastaj Olivier Giroud i Chelseas, Cornelius i Parmas, Luka Jovic dhe Brahim Diaz të Real Madrid.

Transferimi i Olivier Giroud të Chelseas do të ishte me të vërtetë një shuplakë në fytyrë për skuadrën e Interit e cila ka muaj që është vënë në ndjekje të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here