Manchester United nuk ka hequr dorë nga mundësia e transferimit të Ousmane Dembeles nga Barcelona, raporton Fabrizio Romano.
Francezi ka një kontratë deri në vitin 2022 në Camp Nou mirëpo raportohet se katalanasit do të jenë të detyruar ta shesin atë për shkak të problemeve të mëdha financiare.
Edhe vet Dembele nuk është aspak i kënaqur me situatën që po kalon tek skuadra e Barcelonës dhe largimi duket zgjidhja e duhur.