Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A për 50 milionë euro, raporton Calciomercato.
Mesfushori i Barcelonës është objektivi kryesorë i Massimiliano Allegrit, nëse e merr drejtimin e Interit.
Antonio Conte i ka ditët e numëruara si trajner i Neroaxurëve dhe shkarkimi i tij është vetëm çështje kohe.
Allegri është i gatshëm ta marrë drejtimin e Interit dhe ia ka kërkuar Marottas transferimin e Pjanic.
Inter do të duhet të paguaj 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Pjanic, ndërsa Calciomercato, shkruan se në operacion mund të përfshihet Milan Skriniar.
Pjanic ka luajtur 9 ndeshje te Barcelona këtë sezon duke mos lënë gjurmë dhe Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë, pasiqë klubi është në krizë financiare.