Bombë: Pirlo bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri!

Përsëri ndryshime te Juventusi!

Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Juventus ka humbur durimin me Andrea Pirlon dhe janë të gatshëm ta shkarkojnë atë. Biankonerët nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri edhe pse statistikat e Pirlos nuk janë edhe aq të këqija.

Italiani ka arritur 7 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, mirëpo te Zonja e Vjetër nuk janë të kënaqur me lojën e skuadrës. Juventus nuk po luan futboll aspak të bukur dhe skuadra është e mvarur nga Cristiano Ronaldo.

Agnelli ka piketuar pasuesin dhe bëhet fjalë për Mauricio Pochettinon. Te Zonja e Vjetër besojnë se argjentinasi është njeriu i duhur për ta fituar Championsin. Pochettino arriti ta dërgojë Tottenhamin në finale para dy viteve dhe për momentin është i lirë.

Don Balon, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se Pirlo i ka ditët e numëruara si trajner i Juventusit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here