Carlo Ancelotti ia ka kërkuar drejtuesve të Evertonit transferimin e Samuel Umtitit, raporton Mundo Deportivo.
Katalanasit janë të gatshëm ta shesin francezin, pasiqë klubi është në krizë financiare.
Umtiti nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona.
Vlera e 27-vjeçarit ka shënuar një rënie drastike në treg dhe Everton pritet të paguaj 10-15 milionë euro për shërbimet e tij.