Dy goditje për ta mbrojtur titullin, Juventus transferon dyshen e Chelsea

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri.

Biankonerët renditen në pozitën e katërt me 17 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshjeve të luajtura, 6 pikë më pak se vendi i parë, Milani.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se Pirlo ka nevojë për përforcime dhe Paratici ka piketuar dy goditje për merkaton e janarit.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventus synon transferimin e Olivier Giroud dhe Emerson Palmierit në janar.

Giroud dhe Palmieri nuk bëjnë pjesë në planet e Lampard dhe transferimi i tyre do ti kushtojë Biankonerëve 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here