Mustafi dhe Rudiger akoma opsione për Barcën!

Gjigantët e La Ligas në ndjekje të mbrojtësve të Chelseas dhe Arsenalit.

Barcelona është akoma duke shpresuar që të arrijë një marrëveshje me mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia, raporton Mundo Deportivo.

Katalanasit megjithatë janë të vetëdijshëm që ndoshta nuk do të jenë në gjendje për të rikthyer në Camp Nou katalanasin në verën e 2021 kur kontrata e tij në Etihad Stadium të skadojë.

Me këtë problem tashmë në mendjen e drejtuesve të Barcelonës janë Shkodran Mustafi dhe Antonio Rudiger të cilët luajnë respektivisht për Arsenalin dhe Chelsean.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here