Kevin De Bruyne dhe Manchester City janë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës, raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano.
Palët janë në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Belgut i skadon kontrata aktuale me Cityzens në vitin 2023, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në tetë ndeshje të luajtura.