Fiorentina ringjallë interesimin për Piatek!

Fiorentina është e gatshme për të ringjallur interesimin për sulmuesin e skuadrës së Hertha Berlin, Krzysztof Piatek, sipas raportimeve të Calcio Mercato.

Klubi nga Serie A kërkoi transferimin e tij edhe gjatë verës por refuzoi që të paguajë shifrën prej 27 milionë eurosh që Hertha kërkonte për të.

Megjithatë ata janë akoma shumë të interesuar për 25 vjeçarin për të cilin priten të hidhen në sulm edhe në janar pasi vet futbollisti dëshiron transferimin në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here