Zidane nuk e dëshiron, Jovic tek gjiganti i Serie A!

Luka Jovic është duke kaluar javët e fundit me skuadrën e Real Madrid pasi Zinedine Zidane nuk e ka në planet e tij për të ardhmen.

Duket se ky është lajmi që Milani ishte duke pritur me muaj dhe do kërkojë transferimin e tij gjatë janarit, raporton Todofichajes.

Sulmuesi serb gjatë 32 ndeshjeve të zhvilluara ka shënuar vetëm 2 gola për Los Blancos qysh prej transferimit 70 milionë eurosh nga skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt në 2019.

Rossonerët po e shohin serbin si mbështetjen që ka nevojë Zlatan Ibrahimovic në sulm dhe huazimi i tij do të jetë prioritet gjatë këtij janari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here