Aventura e hidhur e Christian Eriksen tek Interi duket se tashmë po vjen kah fundi.
Kjo pasi danezi tashmë ka gati skuadrën e tij të re dhe bëhet fjalë për londinezët e Arsenal.
Christian Eriksen është i gatshëm për të ndërmarrë një hap të tillë në karrierën e tij, raporton kështu Transfer Window Podcast.
Ish futbollisti i Tottenham Hotspurs ka vuajtur shumë qysh prej transferimit të tij në Itali dhe tashmë mund të rikthehet në Premier League pas gati 12 muajve aspak të suksesshëm tek skuadra e Antonio Contes.
Ende nuk dihet shifra të cilën Arsenal do e paguajë për të.