Drejtuesit e Chelsea kanë nisur bisedimet me yllin e Bayern Munich, David Alaba.
Blutë e Londrës së shpejti do të zhvillojnë një takim me agjentin e Alabas dhe besojnë se marrëveshja do të arrihet me lehtësi.
Agjenti i Alabas, Pini Zahavi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsean dhe Blutë konsiderohen si favoritë për transferimin e austriakut.
Alabas i skadon kontrata me Bayernin në fund të sezonit dhe palët kanë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës.
Interesim për Alaban kanë shfaqur disa gjigantë europian, mirëpo Chelsea thuhet se i ka ofruar atij pagë më të lartë.