De Paul tek Inter, ylli neroazzur tek Udinese!

Rodrigo De Paul me shumë mundësi prej sezonit të ardhshëm do të veshë fanelën e skuadrës së Interit.

Kjo pasi drejtuesit e kësaj skuadra e kanë marrë shumë seriozisht detyrën për transferimin e tij dhe kësaj rradhe duket se do mposhtin edhe konkurencën e Juventusit.

Vlera e argjentinasit po sillet diku tek 35 milionë eurot, shifër kjo që nuk është shumë e lartë duke parë aftësitë teknike që zotëron futbollisti.

Mirëpo Inter ka bërë gati edhe shërbimet e Pinamontit për të ulur çmimin e tij dhe për të bindur edhe drejtuesit e skuadrës fruliane për të lejuar një transferim të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here