Juve dhe Milan betejë për yllin e Ligue 1!

Një garë e ashpër është ndezur në merkato mes Juventusit dhe Milanit për yllin e skuadrës së Nantes, Ludovic Blac, i cili është në moshën 23 vjeçare.

Në 11 ndeshje të këtij sezoni ai tashmë ka shënuar 4 gola duke tërhequr interesim të madh nga shumë skuadra të mëdha nga Europa.

Juve dhe Milan kanë pasur mundësinë që të dëgjojnë përvojat e personave që e kanë parë atë të luajë nga afër duke vendosur tani që të hyjnë në garë për transferimin e tij.

Ende nuk dihet se çfarë çmimi do të kërkojë Nantes për shërbimet e tij mirëpo një gjë është e sigurt, Blas është një talent që premton shumë për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here