Icardi transferohet tek Juve, ylli biankoner tek PSG!

Një plan i çmendur në merkato duket se po bëhet gati nga skuadra e Paris Saint Germain.

Kjo pasi Mauro Icardi është i gatshëm për tu rikthyer në Serie A në qoftë se Juventus heqë dorë nga Paolo Dybala.

Parizienët kanë kërkuar një shkëmbim kokë më kokë pasi e kanë vlerësuar Dybalan 70-80 milionë euro, me të njëjtën vlerë siç vlerësohet edhe Icardi.

Akoma nuk ka një komunikatë zyrtare nga drejtuesit e Juventusit mirëpo një gjë është e sigurt, Dybala akoma nuk ka firmosur një kontratë me Zonjën e Vjetër dhe pakënaqësitë sa po vijnë e po rriten çdo ditë e më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here