Merkatoja, Pirlo sfidon Cityn!

Andrea Pirlo ka vendosur që të sfidojë skuadrën e Manchester City për të siguruar shërbimet e një talenti brazilian.

Bëhet fjalë për Douglas Luiz i cili është pjesë e skuadrës së Aston Villas dhe është duke treguar një formë të jashtëzakonshme gjë që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, raporton kështu Birmingham Mail.

Guardiola gjithashtu ka qenë i impresionuar nga 22 vjeçari dhe është i gatshëm që të paguajë për të shumën që kërkohet prej 28 milionë eurosh.

Braziliani aktualisht ka vetëm një pasaportë braziliane dhe Juventus nuk ka të drejtë që të transferojë futbollisti nga shtetet që janë jashtë BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here