Lajm bombastik nga Spanja!
Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Juventus synon transferimin e Bruno Fernandes verën e ardhshme.
Cristiano Ronaldo është ai i cili ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Fernandes.
Portugezi do të qëndrojë te Juventusi, vetëm nëse klubi bën përforcime të mëdha për ta fituar Champions League.
Ronaldo beson se Fernandes është përforcimi i duhur për vijën e mesfushës dhe Agnelli është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.
Fernandes po shkëlqen te United, mirëpo nuk ka marrëdhënie të mira me Solskjaer dhe është i gatshëm të transferohet në Torino.
Biankonerët do të duhet të paguajnë më së paku 80 milionë euro, por në operacion mund të përfshihet edhe Paulo Dybala.