Inter është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Fluminese, Marcos Paulo, raporton kështu Sky Italia.
Neroazzurët do të kërkojnë të arrijnë një parakontratë me 19 vjeçarin pasi kontrata e tij skadon gjatë verës së ardhshme me skuadrën braziliane.
Antonio Conte raportohet se është një fans i madh i tij i cili mund të luajë në të dy krahët dhe në qendër të sulmit.