Formacionet zyrtare: Lazio – Brugge, Lacialët kërkojnë kualifikimin

Lazio dhe Club Brugge takohen në Stadio Olimpico të Romës, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e cila vendos kualifikimin për këto dy skuadra.

Lazio ka tubuar deri më tani nëntë pikë, ndërsa belgët janë në vendin e tretë me shtatë pikë

Italianëve iu kryen punë edhe barazimi, ndërsa Club Brugge duhet të fitojë nëse do të kalojë tutje.

Për këtë ndeshje Simone Inzaghi ka zgjedhur të luajë me Correa dhe Immobile në sulm.

Tek Brugge nga minuta e parë luan portieri i njohur Simon Mignolet.

LAZIO: Reina; Luiz Felipe, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.

BRUGGE: Mignolet; Mata, Kossounou, Sobol, Ricca; Vormer, Balanta, Vanaken; Diatta, De Ketelaere, Lang.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here