Formacionet zyrtare: PSG – Istanbul Basaksehir

Paris Saint-Germain dhe Basaksehir kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në rrethin e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Parisienët e kishin fituar takimin e parë me rezultat 2-0, derisa sonte takohen nga ora 21:00 në stadiumin parku i Princave.

Për këtë sfidë, Thomas Tuchel do të jetë pa lojtarët si, Juan Bernat, Julian Draxler, Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Basaksehir që luan sa për formalitet do të jetë pa Bolingoli-Mbombo dhe Caicara që janë të lënduar, derisa Martin Skrtel ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Gjendja nga Grupin H do të përcaktohet sonte, pasi Mancheser United, PSG dhe Rasenball Sport Leipzig kanë nga nëntë pikë, derisa Basaksehir ka vetëm tri sosh.

Formacioni startues i PSG-së: Navas, Kimpembe, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Paredes, Neymar, Rafinha, Danilo, Florenzi, Bakker.

Formacioni startues i Basaksehir:  Gunok, Kaldirim, Rafael, Topal, Ozcan, Kahveci, Tekdemir, Gulbrandsen, Turuç, Ponck, Crivelli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here