Formacionet zyrtare: RB Leipzig – Manchester United

Rasenball Sport Leipzig dhe Manchester United do të përballen për të dytën herë, tani në rrethin e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë ishte fituar nga Djajtë e Kuq me rezultat 5-0 në Old Trafford, ndërsa sonte do të përballen nga ora 21:00 në stadiumin ‘Red Bull Arena’.

Për këtë sfidë, skuadra gjermane do të jetë pa lojtarët si, Dayot Upamecano që ka plotësuar numrin kartonëve të verdhë, derisa Hartmann, Henrich, Klostermann, Kevin Laimer janë të lënduar, me Hwang Hee-Chan dhe Samardzic, janë të infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk mudn të llogarisë në Edinson Cavanin dhe Anthony Martialin që janë të lënduar, derisa Fred ka kartonë të kuq.

Manchester United është lider i Grupit H me nëntë pikë, aq sa kanë edhe Paris Saint-Germain e RB Leipzig, derisa Basaksehir ka vetëm tri sosh.

Lufta për t’u kualifikuar do të jetë në mes të tri skuadrave, me francezët që cilësohen si të kualifikuar për shkak se Basaksehir nuk ka ndonjë qëllim.

Formacioni startues i RB Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Konate, Orban, Angelino, Sabitzer, Haidara, Kampl, Nkunku, Forsberg, Olmo.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Rashford, Greenwood, Fernandes, Shaw, Telles, Wan-Bissaka, Matic McTominay.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here