Supriza tek Juve, gati revolucioni në mesfushë!

Andrea Pirlo është duke u bërë gati për një revolucion në mesfushë ku pritet ardhja e dy prej mesfushorëve më në formë në Europë.

Thembra e Akilit për Juventusin duket se pas shumë viteve tashmë do të përforcohet si asnjëherë më parë dhe problemi në mesfushë nuk do të ekzistojë më.

Ditëve të fundit u lakua shumë emri i Paul Pogbas por tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për të pasi edhe mesfushori gjerman i Real Madrid, Toni Kroos mund të veshë fanelën e Zonjës së Vjetër.

Transferimi i tij mund ti kushtojë Biankonerëve rreth 40 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga kampionët e Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here