Milani luan kundër Parmas në ndeshjen e xhiros së 11-të në kampionatin italian, Serie A.
Rossonerët janë liderë në tabelë me dy pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter, ndërsa me fitore eventuale do ta zgjatnin diferencën e pikëve.
Parma, në anën tjetër, ka arkëtuar dhjetë pikë dhe ka për qëllim që të qëndrojë sa më larg nga zona e rrezikut.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Fabio Liverani i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Brahim Diaz, Calhanoglu; Rebic.
Formacioni startues i Parmas: Sepe; Iacoponi, Osorio, Bruno Alves, Gagliolo; Hernani, Brugman, Kurtic; Karamoh, Gervinho; Cornelius.