Liverpooli barazon në transfertën me Fulhamin

Liverpool nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e Tottenham dhe nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Fulham-it.

Reid ka kaluar në avantazh vendasit me një goditje të bukur në minutën e 25-të.

Të Kuqtë janë kundërpërgjigjur në të 79-ën me një penallti të Mohamed Salah, e akorduar pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë.

Egjiptiani ka shënuër të njëjtin numër golash në Premier League sa Fernando Torres dhe Eden Hazard (85).

Skuadra e Klopp kryeson renditjen me pikë të barabarta me Tottenham, ndërsa Fulham mban vendin e 17-të me 8 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here