Goditje surprizë: Manchester City rrëmben yllin e Juventusit

Pep Guardiola për shopping te Juventusi.

Siç raporton Calciomercato, Manchester City synon transferimin e Leonardo Bonuccit nga Juventusi.

Qytetarët kanë shpenzuar shumë para për të përforcuar mbrojtjen, mirëpo mbrojtja vazhdon të mbetet pika më e dobët e skuadrës së Guardiolës.

Guardiola është një admirues i Leonardo Bonuccit dhe sipas raportimeve të fundit, ai ia ka kërkuar drejtuesve të Cityt transferimin e italianit në janar.

Bonucci është njëri nga lojtarët kyç te Juventusi dhe vështirë se Biankonerët do ta lënë të lirë të largohet.

Mirëpo Juventusi ka një fond të gjërë lojtarësh në mbrojtje dhe Qytetarët do të tentojnë të joshin Agnellin me një ofertë më të lartë se ajo e Bonuccit në treg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here