Hernandez fantastik, Milan ndalet nga Parma në San Siro

Milani ndalet në shtëpi ndaj Parma, ashtu si ndaj Verona dhe Roma, të treja barazime.

Skuadra kuqezi e pafat pasi dominon absolutisht ndeshjen me raste, katër shtylla dhe gol të anuluar.

Por, shmang humbjen që deri në minutën e 90-të ishte duke u materializuar dhe prishur ecurinë prej 23 ndeshjesh radhazi pa humbje në kampionat.

Një super Theo Hernandez me dy gola arriti të barazonte dhe siguronte të paktën 1 pikë ndaj Parma, që shënoi dy gola në të vetmet goditje në kuadrat, me Hernani dhe Kurtic.

Sakaq, Milani humbi për dëmtime si Gabbia, ashtu edhe Bennacer. Skuadra kuqezi vazhdon kryesimin, por tani diferenca me vendin e dytë është në 3 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here