Barcelona kthehet te fitorja, Katalansit mposhtin Levanten

Barcelona ka mundur 1-0 Levante-n në javën e 13-të të kampionatit.

Katalanasit, që vinin pas humbjeve zhgënjyese kundër Cadiz në kampionat dhe Juventus në Champions League, kanë arritur të marrin tri pikët falë një goli të Leo Messi-t në minutën e 76-të.

Një gol që ka ardhur edhe falë asistit të De Jong.

Kjo fitore e ka ndihmuar Barcelona-n të ngjitet në vendin e 8-të renditjes me 17 pikë, ndërsa Levante mban vendin e 18-të me 11 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here