Ide fantastike, Paratici ka gati goditjen e rradhës në janar me parametra 0!

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është në kërkim të një transferimi me parametra 0 gjatë muajit janar.

Fitorja e Andrea Pirlos ndaj Barcelonës në Champions League ka bërë që drejtuesit e Zonjës së Vjetër të bëjnë gati një goditje të madhe për merkato e janarit.

The Sun ka raportuar se në radarët e Juventusit është Paul Pogba i Manchester United dhe po përgatitet rikthimi i tij në Allianz Stadium mirëpo kësaj rradhe do tentohet transferimi me parametra 0.

Francezi gjithashtu është i gatshëm për të ndërruar skuadër pasi ka shumë pakënaqësi në Old Trafford dhe rikthimi në Torino duket shpëtim për karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here