E ardhmja e talenteve të Interit duket se është në rrezik pasi largimi të shumta priten të ndodhin gjatë janarit ose verës së ardhshme.
Bëhet fjalë për Andrea Pinamonti i cili nuk ka arritur pritshmëritë nga klubi por shkak për këtë është edhe mungesa e minutave të mjaftueshme të lojës.
Martinez-Lukaku duket se janë opsionet e preferuara dhe si zëvëndës i tyre është Alexis Sanchez dhe vend për Pinamontin duket se nuk ka.
Akoma nuk është e qartë e ardhmja e tij mirëpo Marotta mund të mendojë ndonjë formë huazimi për talentin pasi Neroazzurët nuk dëshirojnë humbjen përfundimtare të shërbimeve të tij.