Inter po mendon mundësinë e një transformimi komplet të skuadrës së tyre pas eleminimit të hershëm nga Champions League.
Emri i parë tashmë duket se dihet nga të gjithë pasi bëhet fjalë për mesfushorin danez Christian Eriksen i cili pritet të largohet i pari nga San Siro.
Emri tjetër është ai i Radja Nainggolan i cili nuk ka aspak raporte të mira me Antonio Conten qysh prej rikthimit nga huazimi tek Cagliari.
Pinamonti pritet që në verën e ardhshme të përdoret për transferimin e Gervinhos, pastaj Perisic me kroatin që nuk po bindë me performancën e tij dhe në fund Sensi pritet që gjithashtu të largohet.