Barcelona mposht me vështirësi Sociedadin

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Real Sociedadit me rezultatin 2-1.

Ekipi katalanas mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sociedadit të vendit të parë dhe afrohet me kreun e renditjes.

Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e trajnerit Koeman që e pësoi nga Willian Jose. Ekipi mik gjeti golin me një aksion model që u finalizua si duhet nga Jose në të 27′ për 0-1.

Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas 4 minutash, Jordi Alba barazoi gjithçka. Mbrojtësi lëshoi një silurë dhe shkundi rrjetën për 1-1. Pjesa e parë solli dhe fitoren e Barces, pasi De Jong dërgoi topin në rrjetë për 2-1 pas asisit të Albës.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli asnjë gol tjetër dhe Barcelona arriti të administronte rezultatin. Katalanasit marrin 3 pikë të arta dhe marrin frymë pas rezultateve zhgënjyese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here