Shkëmbim spektakolar: Haaland te Milani, ndërsa ylli i Rosonerëve te Dortmundi!

Erling Haaland po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij dhe gjigantët europian janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Në garë për Haaland janë disa gjigantë europian, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që norvegjezi të transferohet në Serie A.

Sportmediaset, raporton se Milani është duke punuar për transferimin e Haaland  dhe norvegjezin mund ta shohim së shpejti me fanellën e Rosonerëve.

Rosonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Dortmundit kartonin e Rafael Leaos dhe 50 milionë për Haaland.

Leao pëlqehet shumë nga Dortmundi dhe Milionerët janë të hapur për një operacion të tillë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe nëse ky shkëmbim do të realizohet, atëherë nuk ka dyshim se ky do të jetë transferimi më i madh në historinë e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here