Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka përjashtuar çdo mundësi që skuadra e tij të bëjë ndonjë përpjekje për të transferuar Kylian Mbappe.
Kontrata aktuale e Mbappes me PSG skadon në vitin 2022 dhe aktualisht për të interesim kanë shfaqur skuadrat e Real Madrid dhe Liverpool të cilat do ta bëjnë luftën më të madhe për shërbimet e tij.
21 vjeçari sapo shënoi 100 gola me skuadrën franceze mirëpo e ndjen se për të arritur më shumë në karrierën e tij duhet që të transferohet tek ndonjë skuadër më e madhe.