E bujshme: Fernando Llorente te gjiganti italian

Fernando Llorente pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Si rrjedhojë e lëndimit të Zlatan Ibrahimovic, Milan ka vendosur që ta transferojë një qendërsulmues në merkaton e Janarit.

Sipas gazetarit të njohur italian Carlo Alvino, Milani ka shfaqur interesim për Fernando Llorenten. Spanjolli nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe do të largohet nga Napoli në Janar.

Rosonerët janë në bisedime me Llorenten, spanjolli ishte pranë transferimit te Sampdoria, mirëpo mund të përfundojë në San Siro.

Oferta e Milanit është më bindëse dhe javën e ardhshme pritet të vendoset e ardhmja e Llorentes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here