E fundit: Hazard tek Zonja e Vjetër, largohet ylli i Biankonerëve!

Pakënaqësitë e Hazardit tek skuadra e Real Madrid po rriten dita ditës dhe ky fakt mund të ndikojë që ai ti thotë lamtumirë skuadrës së Zinedine Zidane.

Kohë të vështira po kalon belgu tek gjiganti i Europës.

Los Blancos kanë shpenzuar plot 100 milionë euro për transferimin e tij nga Chelsea mirëpo deri më tash ai nuk ka treguar aspak nga ajo që shpresonin madrilenët.

Mirëpo për belgun drita në fund të tunelit duket se po shihet tashmë pasi në garë ka hyrë Juventusi e cila është e gatshme për blerjen e tij.

Kjo për faktin që Paolo Dybala nuk e ka ndërmend të rinovojë me Zonjën e Vjetër dhe nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të dy këtyre futbollistëve, raportojnë mediat në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here