Gjithçka gati, agjenti i Jovic tashmë ka mbërritur në Itali!

Luka Jovic do ti japë fund aventurës aspak të suksesshme me Real Madrid pasi po bëhet gati për një aventurë të re, kësaj rradhe me Milanin.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi tjetër që të kenë një alternativë shtesë në rast të dëmtimit të Jovic.

Por për Paolo Maldini sulmuesi serb është më i rëndësishëm sepse ka një moshë të re dhe talenti i tij mund të shpërthejë nën drejtimin e Piolit gjë që do i ndihmonte shumë në rrugën për titullin e Serie A.

Agjenti i tij Fali Ramadani tashmë raportohet se ka filluar bisedimet dhe një marrëveshje pritet të arrihet javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here