Ronaldo pranë nëshkrimit të kontratës historike!

Forma e treguar ndër vite ka shumë mundësi që do ta shndërrojë portugezin në atletin më të paguar në histori dhe këtë gjë do ja mundësojë Nike.

Nuk ka rëndësi nëse ai është 25 apo 35 vjeç pasiqë ndikimi i tij në fushën e lojës dhe jashtë saj është i jashtëzakonshëm.

Mediat në Europë ditëve të fundit kanë dalë me një lajm që thonë se Cristiano Ronaldo është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Nike që do ta bënte atë atletin më të paguar në histori.

Zërat e ndryshëm thonë që portugezi do të rinovojë me këtë brend të njohur të paktën edhe për 3 vite të tjera dhe do zgjaste kontratën deri në 2026 ku deri në atë vit do të fitojë plot 162 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here