Formacionet zyrtare: Verona – Inter

Hellas Verona dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që zhvillohet në stadiumin ‘Marc’Antonio Bentegodi’ nga ora 18:30.

Ekipi i Antonio Contes ka gjashtë fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e shtatë për t’u ngjitur në vendin e parë, në rast gabimi të Milanit ndaj Lazios.

Në anën tjetër, vendasit kanë rënie të formës në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

VeronaSilvestri; Dawidowicz, Magnani, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Dimarco; Zaccagni, Colley; Salcedo

InterHandanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Young; Lautaro Martinez, Perisic; R Lukaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here