Mesfushori i Bayern Munich, Angello Stiller duket se do të largohet nga skuadra verës së ardhshme, raporton Bild.
Kontrata aktuale e 19 vjeçarit skadon në vitin 2021 dhe ai nuk ka kurrfarë qëllimi për të rinovuar atë.
Stiller ka humbur mundësitë e tij për një vend të titullarit në formacion qysh kur Bayern nënshkroi me Marc Roca dhe Tiago Dantas.