Blutë e Londrës ja kanë mësyer yllit të Borussia Dortmund.
Erling Haaland është top prioriteti i Chelseas për merkaton e ardhshme verore, të paktën kështu raporton Sky Sport Italia.
Sulmuesi i Borussia Dortmund është duke kaluar në një formë të shkëlqyer edhe këtë sezon duke bërë që gjysma e Europës të jetë në ndjekje të tij.
Mirëpo tashmë norvegjezi ka përfunduar në radarët e Frank Lampard, i cili e konsideron blerjen e tij si të domosdoshme.