E bujshme: Mikel Oyzabaral transferohet në Serie A

Spanjolli pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon transferimin e Mikel Oyzabaral në merkaton e Janarit.

Antonio Conte e sheh 23-vjeçarin si pasuesin ideal të Eriksen, i cili do të largohet nga Interi në janar.

Oyzabaral po shkëlqen këtë sezon te Sociedad dhe në 17 ndeshje ka shënuar shtatë gola si dhe ka bërë tre asistime.

Spanjolli mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si mesfushorë ofanziv dhe kjo e bën atë shumë të dëshirueshëm nga Conte.

Oyzabaral ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Neroaxurët do të arkëtojnë 30 milionë euro nga shitja e Eriksen dhe transferimi i Oyzabaral nuk do të jetë i vështirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here