Formacionet zyrtare: Arsenal – Chelsea

Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Bluve në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 18:30.

Arsenali vjen nga një seri e tmerrshme prej shtatë ndeshjeve pa fitore dhe synon këndelljen me një fitore ndaj rivalëve lokal.

Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard ka pasur formë më të qëndrueshme dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe nga ky derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka luan nga minuta e parë për vendasit.

ArsenalLeno; Bellerin, Holding, Pablo Mari, Tierney; Saka, Elneny, Xhaka; Smith-Rowe, Lacazette, Martinelli

ChelseaMendy; James, Zouma, Thiago Silva, Chilwell; Mount, Kovacic, Kante; Werner, Abraham, Pulisic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here