Coutinho bën gati valixhet, braziliani transferohet tek…

Braziliani nuk po arrin të ambientohet te Barcelona.

Philippe Coutinho është njëri nga lojtarët që e ka dëshmuar se disa futbollistë mund të luajnë mirë vetëm në skuadra të caktuara.

Që nga transferimi i tij te Barcelona, braziliani nuk ka arritur të shfaq kualitetet e tij. Ai shkëlqeu te Bayerni gjatë huazimit, ndërsa te Katalanasit është e kundërta.

Drejtuesit e kanë humbur durimin dhe janë të gatshëm ta shesin atë në merkaton e janarit.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Coutinho do ta vazhdojë karrierën te PSG.

Te PSG e shohin Coutinhon si pasuesin ideal të Angel Di Marias dhe bisedimet me Barcelonën pritet të fillojnë së shpejti.

Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë Coutinhon për një shifër rreth 50 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here