Interi nuk mund ta besojë, De Paul tek rivali i saj i përjetshëm!

Kur shumica e mediave shkruanin për transferimin e Rodrigo De Paul tek skuadra e Inter tashmë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e merkatos përgënjeshtrohet gjithçka nga vet futbollisti.

Juventus tashmë e ka shënjestruar argjentinasin dhe Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend që të lëshojë këtë mundësi në merkato dhe tashmë ka bërë gati planin për transferimin e tij nga Udinese.

Për Juven janë gati opsionet e Manolo Portanova dhe Daniele Ruganit që mund të përdoren për të bindur skuadrën fruliane.

Çmimi i tij sillet rreth 35 milionë euro mirëpo me ofrimin e shërbimeve të një futbollisti ky çmim pritet që të pësojë rënie të ndjeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here