Arsenal shpërthen në momentin më të vështirë sezonal dhe e bën në derbin e Londrës përballë Chelsea-t, duke e mposhtur thellë 3-1.
Pas një serie të gjatë pa fitore (5 humbje dhe 2 barazime), suksesi ndaj skuadrës së Frank Lampard, që erdhi si dhuratë për Krishtlindje. Gjithsesi, këto tri pikë nuk ndikojnë në renditje për momentin, pasi Arsenali fiton vetëm një pozicion, duke u renditur në vendin e 14-të me 17 pikë.
Në “Stamford Bridge” gjithçka ishte në favor të ekipit të Artetas, që e zhbllokoi rezultatin me 11-metërsh në minutën e 35-të, me francezin Lacazette. Gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin fillestar për të akorduar penallti edhe pasi pa pamjet e përsëritura nëpërmjet sistemit VAR.
Para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve dyfishoi rezultat Granit Xhaka.
Dominimi i Arsenalit u pa qartë edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 56-të Saka realizoi të tretin, atë të sigurisë, pasi blutë e Londrës në minutat e mbetura mundën të shënonin vetëm një gol më Abraham me 11- metërsh pak para fundit, finalizim që gjithsesi nuk e cënoi fitoren e vendëse.
Duhet theksuar që në shtesë Jorginho gaboi nga pika e bardhë një gol që ndoshta mund të kishte rihapur takimin, qoftë për pak minuta. Kjo disfatë peshon shumë për Chelsea-n, pasi ekipi londinez humbi mundësinë për t’u katapultuar në vendin e dytë.