Manchester City synon transferimin Tagliaficos

Zinchenko do të largohet nga Manchester City në Janar dhe Pep Guardiola e ka piketuar Tagliaficon si përforcim ideal.

Nicolas Tagliafico është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Ajaxi dhe duket se më në fund do të transferohet në Premier League.

Argjentinasi ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 dhe gjiganti holandez kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Bisedimet kanë filluar dhe në Janar Tagliafico sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Etihad.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here